Perfundon ndertimi i kulles me te larte ne Japoni

Perfundon ndertimi i kulles me te larte ne Japoni

247
SHPËRNDAJE

Ndërtimi i rrokaqiellit më të lartë në Japoni ka përfunduar dhe ai do të hapë zyrtarisht dyert e tij këtë vjeshtë, njoftoi Mori Building Co. Ltd.

Kulla 330 metra Azabudai Hills Mori JP dominon qendrën e Tokios për ndërtimin e rrokaqiejve, duke thyer rekordin e mbajtur nga Abeno Harukas në Osaka me 30 metra.

Ka 64 kate dhe 5 nivele nëntokësore. Në katet e fundit janë ndërtuar rezidenca luksoze, ndërsa rrokaqiell i ri do të strehojë gjithashtu Shkollën Britanike të Tokios, një institucion mjekësor nën kujdesin e Universitetit Keio, zyrat e korporatave, dyqanet dhe restorantet.

Rekordi i Azabudai Hills Mori JP Tower pritet të thyhet në vitin 2027, kur pritet të përfundojë ndërtimi i rrokaqiellit të prodhuar nga Mitsubishi Estate Co. Ltd afër stacionit të trenit në Tokio.

Ky rrokaqiell është një arritje mbresëlënëse për Japoninë për shkak të tërmeteve që ndodhin në vend. Japonia ndodhet në të njëjtën zonë me Indonezinë e quajtur “Unaza e Zjarrit”, e cila rrethon Oqeanin Paqësor.

S'KA KOMENTE