Humb jetën 27-vjeçari shqiptar ne nje aksident ne ITALI ,plagosen dy të...

Humb jetën 27-vjeçari shqiptar ne nje aksident ne ITALI ,plagosen dy të tjerë

485
SHPËRNDAJE

Një 27-vjeçar shqiptar ka humbur jetën nga një aksident automobilistik në Itali. Mësohet se viktima është Qerim Gjepali.

Mediat e huaja bëjnë me dije se i riu, i lindur në Durrës, u aksidentua mbrëmjen e së dielës në udhëkryqin mes via Graziadei dhe via Banfi.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 kur makina Mercedes CLK në të cilën po udhëtonte 24-vjeçari Qerim Gjepali, banues në Massa Lombarda (Ravena), u përplas me një pemë. Përplasja e fortë shkaktoi vdekjen e menjëhershme të 24-vjeçarit shqiptar.

Të plagosur mbetën dhe dy persona të tjerë, një 23-vjeçar shqiptar dhe një 19-vjeçar me origjinë nga Rumania. Të dy ndodhen ende në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

S'KA KOMENTE