PD ,Bardhi: Celibashi regjistroi kandidatin e PS Mallakaster në shkelje të ligjit

PD ,Bardhi: Celibashi regjistroi kandidatin e PS Mallakaster në shkelje të ligjit

111
SHPËRNDAJE

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka denoncuar kryekomisionerin Ilirjan Celibashi dhe kryeminsitrin Edi Rama për shkelje të ligjit lidhur me kandidatin e Mallakastrës, Qerim Ismailaj.

Ismailaj është dënuar nga gjykata me 6 muaj burg për falsifikim të formularit të dekriminalizmit, por kjo thotë Bardhi nuk ka penguar as Ramën ta rikandidojë dhe as Celibashin të shkel ligjin dhe ta regjistrojë si kandidat për zgjedhjet e 14 majit.

Bardhi thekson se kjo është shkelje flagrante e ligjit të dekriminalizimit dhe injorim i thirrjeve të partnerëve ndërkombëtar për kandidatë të pastër në zgjedhjet vendore të 14 majit.

“Gjykata vërtetoi se denoncimi i PD ishte i vërtetë dhe se kryetari i bashkisë Mallakastër është dënuar në Greqi me 3 vite burg dhe e fshehu atë në formularin e dekriminalizimit. Për këtë vepër gjykata e dënoi me 6 muaj burg për falsifikim të dokumenteve

Nga ligji i dekriminalizimit, Ilirjan Celibashi dhe Këshilli i Ministrave duhet ta kishin pushuar në vend, por kjo nuk ndodhi. Në një akt të paprecedentë dhe në injorim të thirrjeve të SHBA dhe ndërkombëtarëve për kandidatë të pastër, Rama e rikandidoi Ismailjan për Mallakastrën.

Më 5 prill 2023 në shkelje flagrante të ligjit, Celibashi ka konfirmuar kandidimin e tij. Ligji e ndalon Qerim Ismailajn të kandidojë në pozicionet shtetërore, përfshirë edhe si kryetar bashkie deri më 29 mars 2025”, denoncoi Bardhi.

Kreu i Bashkisë së Mallakastrës, Qerim Ismailaj u denoncua nga PD në 2021 se kishte fshehur një dënim me 3 vite burg në Greqi dhe e kishte fshehur. Gjykata e shpalli atë fajtor për falsifikim të formularit të dekriminalizimit me 6 muaj burg, por që më pas iu konvertua në orë pune me gjykimin e shkurtuar.

Sipas ligjit, tha Bardhi, gjykimi shkurtuar nuk njihet nga ligji i dekriminalizimit, i cili e njeh atë të dënuar me 6 muaj burg dhe e ndalon të mbajë oste zyrtare deri më 29 mars 2025.

“Ulja e masës së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar, pezullimin e vendimin apo lirimin me kusht, nuk ndikon në ligjin e dekriminalizimit që e konsideron Ismailajn të dënuar më 6 muaj burg”, tha Bardhi

Deputeti Bardhi tha se PD ka vënë në dijeni kryekomisionerin Celibashi për shkeljen e bërë, ndërsa tha se do depozitojë në KAS një ankimim.

“PD iu drejtua dje Celibashit duke e vënë në dijeni për shkeljen dhe injorimin e ligjit të dekriminalizimit dhe thirrjes së partnerëve ndërkombëtar për kandidatë të pastër. Sot do të depozitojmë dhe ankimimin në KAS me qëllim sabotimin e përpiktë të ligjit të dekriminalizimit.

Celibashi është e disata herë që me veprimet apo mosveprimet po ndikon në mënyrë anti-ligjore në prishjen e zgjedhjeve lokale”, tha Bardhi.

S'KA KOMENTE