Operacion ndërkombëtar antidrogë, goditet grupi kriminal në Fushë Kuqe, 10 të shoqëruar

Operacion ndërkombëtar antidrogë, goditet grupi kriminal në Fushë Kuqe, 10 të shoqëruar

109
SHPËRNDAJE

Një megaoperacion ndërkombëtar antidrogë është duke u zhvilluar nga policia shqiptare në bashkëpunim me Guardia di Finanza italiane dhe DEA-n amerikane.

Mësohet se gjatë operacionit është goditur një grup kriminal me bazë në Fushë-Kuqe, të Kurbinit.

Mësohet se trafikantët i kanë vënë flakën një veliere kur janë afruar forcat e policisë, në të cilën kanë qenë dhe pakot me drogë.

Gjatë operacionit janë shoqëruar 10 persona nga të cilët 6 janë arrestuar.
Po ashtu në pranga kanë rënë edhe shtetas të huaj.

Sipas burimeve ata po shkëmbenin kanabis me heroinë dhe kokainë.

S'KA KOMENTE