Si do të kontrollohen “të pasurit” e vendit?

Si do të kontrollohen “të pasurit” e vendit?

135
SHPËRNDAJE

Përgjatë këtij viti, Ministria e Financave në bashkëpunim me institucione të tjera do të nisë aksionin për kontrollin e “të pasurve” në vend, duke bërë një rakordim midis asaj që deklarojnë dhe asteve reale që disponojnë apo stilit të jetës.

Ky paralajmërim është bërë një vit më parë nga Ministrja e Financave në nisje të aksionit antiinformalitet dhe do të vihet në jetë këtë vit. Referuar draftit të reformave ekonomike 2023-2025, thuhet se ndër aktivitetet e planifikuara gjatë 2023-shit kundër informalitetit, do të jetë zbatimi i një programi përmbushjeje për individët më të pasur.

Për këtë qëllim është hartuar edhe strategjia e përmbushjes 3-vjeçare. Ndërkohë, për vitin 2024, qeveria parashikon të shkojë edhe më tej me këtë qëllim, duke kaluar kufijtë e Shqipërisë, përmes “detektimit të ardhurave globale të padeklaruara nga tatimpaguesit dhe individët, nëpërmjet shkëmbimit automatik të informacionit mbi llogaritë financiare, sipas Standardit të Raportimit të Përbashkët të OECD-së. Ky informacion do përdorët nga ana e strukturave të Administratës Tatimore në zbatim të detyrave të tyre.

“Duke marrë në konsideratë hendekun e TVSH-së si dhe mospërputhjet e të dhënave, mbledhjen e të dhënave dhe administrimin e mire të tyre, ndërtimi i një Data Warehouse (si një nga rekomandimet e FMN-së) me të dhëna të centralizuara, të menaxhuara nga vetëm një burim, bëhet një hap i madh përpara në lidhje me luftën kundër informalitetit”, thuhet në dokument.

Ndërsa në vitin 2025, planifikohet ndërtimi i Regjistrit të Aseteve të Tatimpaguesve (te tundshme & patundshme), me qëllim vlerësimin real të pasurive të tatimpaguesve, duke ndërtuar një sistem për verifikimin dhe ndjekjen e të ardhurave të tatimpaguesve, kontrollin e plotë të pagesave të bëra mbi taksat e pasurisë.

/ SCAN

S'KA KOMENTE