Në pranverë të 2025 nisin fluturimet në Aeroportin e Vlorës

Në pranverë të 2025 nisin fluturimet në Aeroportin e Vlorës

55
SHPËRNDAJE

Zëvëndëskryeministrja dhe njëherësh Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku prezantoi prioritetet për vitin 2024 si dhe bëri një analizë vjetore të vitit që lamë pas në një konferencë me gazetarët.

Belinda Balluku: Aeroporti i Vlorës është në total të 32% të punimeve. Me të vërtetë është 32% sot aeroporti i Vlorës në ndëritm por nga ana tjetër po të shikoni ato pjesë që mbajnë pjesën më të rëndë të ndërtimit kanë ecuri më të lartë se sa ecuria e përgjithshme,. Në dhjetor të 2024 do të kemi dorëzuar përfundimisht duke i dhënë mundësi Autoritetit të Aviacionit Civil dhe koncesionarit të nisi në fazën e operimeve “hije” të kolaudohen të gjitha proceset e punës. Dhe me shpresë, në pranverë të 2025 të kemi fluturimet e para nga aeroporti i Vlorës. Nuk është aeroport sezonal por ndërkombëtar i përket të githa stinëve të vitit. Me gjithë rrjetin rrugor dhe hekurudhor shqiptarët të kenë të drejtën e zgjedhjes orarin dhe çmimin më të mirë të biletës për ta.

S'KA KOMENTE