Rama në malin e Shpiragut: Është gjetur sasi e madhe gazi e...

Rama në malin e Shpiragut: Është gjetur sasi e madhe gazi e nafte me cilësi të lartë

51
SHPËRNDAJE

Kryeministri Rama ka njoftuar mëngjesin e kësaj të mërkure se në malin e Shpiragut në Berat është gjetur një sasi e madhe gazi e nafte e cilësisë së lartë.

Ai shkruan se pas një pune thuajse dhjetëvjeçare dhe arritjes në 6002 metra thellësi, tashmë po përgatitet edhe testi përfundimtar i i qëndrueshmërisë së presionit të nëntokës për nxjerrjen e naftës dhe gazit në sipërfaqe, gjë që në rast se do të rezultojë e suksesshme sipas kryeministrit do të sjellë një kapërcim historik në jetën ekonomike të vendit.

Mirëmëngjes ! Dhe nga vizita në kantierin e një shprese të madhe për #Shqipërinë2030🇦🇱, ku pas një pune titanike thuajse dhjetëvjeçare dhe arritjes në 6002 metra në thellësi të tokës, është prekur një rezervë e madhe gazi e nafte e cilësisë më të lartë, në ndërkohë që po përgatitet testi vendimtar i qëndrueshmërisë së presionit të nëntokës për nxjerrjen e saj lart, çka në rast suksesi do të thotë një kapërcim historik në jetën ekonomike të vendit, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan kryeministri Rama.

S'KA KOMENTE