Më shumë se 500 mijë italianë në Shqipëri, Canale 5: Aeroporti i...

Më shumë se 500 mijë italianë në Shqipëri, Canale 5: Aeroporti i Tiranës flet italisht

110
SHPËRNDAJE

Mediat italiane kanë nisur të bëjnë reportazhe për bumin turistik në vendin e tonë.

Aeroporti i Tiranës flet italisht”, kështu e nis kronikën televizionin Canale 5, duke e vënë theksin të çmimet e ulëta krahasuar me vendin fqinj.

Gazetari  thotë  se çmimet kanë një diferencë të madhe me Italinë, ndërsa ushqimet e restoranteve e prodhimet e detit joshin turistët por pa ju boshatisur portofolin

Asnjëherë më parë nuk kanë qenë kaq të shumtë turistët që mbërrijnë nga Italia për të kaluar pushimet duke u larguar nga çmimet e shtrenjta të shtëpisë sonë” thotë gazetari i Canale 5,  i cili më pas siguron disa intervista me bashkëkombasit e tij që kanë zgjedhur të pushojnë në Durrës dhe Kavajë.

Avioni, shtëpia dhe makina vetëm 150 euro. Bregdeti i Durrësit ka një linjë të gjatë plazhi ku një çadër jepet me një çmim të leverdisshëm” shprehet një prej pushuesve italianë.

5 euro një çadër dhe 2 shezlonge”, tha një pushues duke lënë të habitur gazetarin.

Fillova të sjellë edhe familjen dhe miqtë e mi, tani ata po vijnë vetë edhe pa mua”, tha një tjetër.

E vlerësoj shumë vendin këtu. Me shumë mundësi do të kthehem edhe vitin tjetër,” tha një pushuese italiane që ka zgjedhur të pushojë në bregdetin e Kavajës.

S'KA KOMENTE