MAROK/ Tërmeti 6.8 ballë godet vendin, mbi 300 viktima dhe 153 persona...

MAROK/ Tërmeti 6.8 ballë godet vendin, mbi 300 viktima dhe 153 persona të lënduar. 

130
SHPËRNDAJE

Të paktën 296 persona kanë vdekur pas një tërmeti të fuqishëm që goditi Marokun qendror, sipas një raporti paraprak nga ministria e brendshme e vendit.

Tërmeti, me magnitudë 7 të shkallës Rihter bëri që njerëzit të dilnin në rrugë në Marrakesh dhe qytete të tjera
Shumë nga vdekjet u tha se ishin në zona malore të vështira për t’u arritur dhe të paktën 153 njerëz u plagosën.

Tërmeti goditi pas orës 23:00 me kohën lokale, në një thellësi relativisht të cekët 71 km në jug-perëndim të Marrakeshit, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së.

Videot e paverifikuara në X (dikur Twitter) tregojnë ndërtesa të dëmtuara dhe rrugë të shpërndara nga rrënojat.

Thuhet se njerëzit kanë mbetur të bllokuar nën ndërtesa të rrënuara dhe spitalet lokale thuhet se kanë përjetuar një fluks të ardhurish.

Udhëheqësit indianë dhe gjermanë janë mes atyre që shprehin ngushëllime për viktimat.

🚨🚨مغربي يوثق اثار الدمار الذي خلفه #زلزال_المغرب في #مراكش

ادعوا للمصابين بالشفاء العاجل 🤲🏻#زلزالِ #المغرب#Morocco pic.twitter.com/T5a4lHC28v

— عساف (@Sa91af) September 9, 2023

Bilanci i tërmetit përditësohet minutë pas minute, pasi të dhëna vijnë nga qytetet dhe veçanërisht nga vendpushimet malore pranë epiqendrës. Fshatrat janë shumë të varfër, shpesh nuk kanë lidhje interneti dhe shtëpitë janë të ndërtuara me murin karakteristik të bërë me kashtë, baltë dhe gurë.

Frikë e madhe sidomos në medinën e Marrakech, ku janë shembur pjesët më të brishta të mureve që rrethojnë qendrën historike. Disa shtëpi janë shembur, në sheshin Jamaa el Fna u shemb minarja e një xhamie të vogël pranë “Cafè de France” historike. Dëme u raportuan në kasbah të Marrakech dhe shembje shtëpish në zonën veri-lindore.

S'KA KOMENTE