Çmimi i vajit të ullirit, deri 1 mijë lekë/litër – “Pritet sezon...

Çmimi i vajit të ullirit, deri 1 mijë lekë/litër – “Pritet sezon krize, bie prodhimi i ullinjve në vend”

724
SHPËRNDAJE

Ndërsa vitin e kaluar prodhimi i ullirit ishte shumë i mbarë, duket se ky sezon nuk do të ecë me të njëjtat ritme. Fermerët dhe përpunuesit shprehen se pritshmëritë janë për një sasi më të ulët dhe si rrjedhim më pak vaj në treg. Sipas tyre, kjo do të bëjë që litri i vajit të ullirit të arrijë deri në 1 mijë lekë.

Për shkak të rënies së prodhimit, duket se vendi nuk do të përfitojë nga kriza për vaj që ka prekur shtete europiane si Itali, Francë, apo Spanjë. Ndërsa, sezoni i kaluar konsiderohet si sukses për shkak të hapjes së eksporteve me Italinë.

Prodhimi i ullirit vendosi rekord gjatë 2022 me një rritje disa herë më të lartë se produktet e tjera në vend. Pra, nëse në vitin 2021 u prodhuan afro 110 mijë ton ullinj, përgjatë vitit që lamë pas, prodhimi arriti në 152.6 mijë ton. Ndërsa u eksportuan afro 5 mijë ton vaj ulliri vetëm në gjysmën e parë të vitit 2023.

S'KA KOMENTE