Makina përplaset me kamionin, 5 të plagosur, mes tyre 3 fëmijë

Makina përplaset me kamionin, 5 të plagosur, mes tyre 3 fëmijë

413
SHPËRNDAJE

Një aksident është raportuar në Librazhd. Mësohet se një makinë është përplasur me një kamion.

Ndërsa bëhet me dije se janë plagosur tre fëmijë që ndodheshin në automjet dhe dy persona të tjerë.

Ndërkohë policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit.

Një kamion është përplasur me një makinë të tipit “Land Rover”, ku raportohet të kenë mbetur të lënduar 3 fëmijë të cilët kanë qenë në makinën “Land Rover”.

Dy ambulanca kanë transportuar në spitalin e Librazhdit fëmijët që të marrin përkujdesjen e nevojshme.

Deri më tani nuk ka informacione rreth gjendjes së tyre, por dëshmitarët në vendngjarje kanë bërë me dije se fëmijët kanë qenë në pjesën e pasme të makinës dhe nuk e kishin të vendosur rripin e sigurimit.

S'KA KOMENTE