Liqeni i Kurjanit,situate kritike e nivelit te ujit

Liqeni i Kurjanit,situate kritike e nivelit te ujit

1256
SHPËRNDAJE

Rezervuari i Kurjanit ne Rroskovec ndodhet ne situate kritike per shkak te renies se nivelit te ujit. I mbetur ne nivelin minimal te kufirit te 2.8 metrave ai po thahet duke rrezikuar tokat e fermereve te fshatrave perreth.

Sipas pergjegjesit te drejtorise se ujitjes dhe kullimit ne bashkine Rroskovec , Viktor Kola, situata eshte alarmante nderkohe qe nga dita ne dite ankesat e fermereve jane te vazhdueshme . Sipas tij portat e rezervuarit nuk mund te hapen pa miratimin e Bordit te ujitjes dhe kullimit nderkohe qe fermereve po u rrezikohet prodhimi.

Per specialistin Kola thatesira e viteve te fundit ka bere qe kapaciteti ujembajtes i rezervuarit te ulet ndjeshem por edhe mbathja nder vite e rezervuarit ka bere te veten duke ulur nivelin ujembajtes.

Sot , ne kushtet e temperaturave te larta qe njohin rritje nga viti ne vit nevojat e fermereve per ujitje jane te shumta ka thene Kola ndaj Bordi i Ujitjes duhet ta menaxhoje sa me mire ate sasi uji qe ka rezervuari per te permbushur nevojat e fermereve per vaditje.

S'KA KOMENTE