Ngec përballë derdhjes së Semanit velierja me 3 turiste te huaj

Ngec përballë derdhjes së Semanit velierja me 3 turiste te huaj

374
SHPËRNDAJE

Policia Kufitare e Vlorës iu vjen në ndihmë disa shtetasve të huaj që kishin ngelur në det dhe e kishin të pamundur vazhdimin e lundrimit, me mjetin e tyre lundrues që kishte pësuar defekt. 

Mbrëmjen e djeshme, salla operative e Policisë Kufitare Vlorë ka marrë njoftim për 3 shtetas që ishin duke lundruar në det, përballë derdhjes së lumit Seman, me një mjet veliere me të cilën ishin nisur nga Kroacia dhe e kishin të pamundur të vazhdonin lundrimin e tyre në drejtim të Turqisë ku kishin dhe destinacionin, pasi mjeti lundrues kishte pësuar defekt. 

Veliera Vlore

Menjëherë pas marrjes së njoftimit janë organizuar shërbimet e Policisë Kufitare, për t’iu ardhur në ndihmë 3 shtetasve të huaj.

Shërbimet e Policisë i kanë shoqëruar me mjetin e Policisë Kufitare drejt Stacionit Kufitar të Triportit. Të tre shtetasit aktualisht janë në gjendje të mirë shëndetësore. 

Policia e Kufitare e Vlorës është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe të vizitorëve, për të krijuar një ambient sa më të sigurt.

S'KA KOMENTE