Lejuan drogë në qeli, pezullohen nga detyra tre punonjës të burgut të...

Lejuan drogë në qeli, pezullohen nga detyra tre punonjës të burgut të Peqinit

166
SHPËRNDAJE

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, ka ekzekutuar Urdhrin e ekzekutimit datë 13.06.2023, lëshuar në bazë të vendimit nr.391 datë 12.06.2023 dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për caktimin e masës së sigurimit personal shtrëngues “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj personave nën hetim;

S.G me funksion punonjës i rolit të mesëm në IEVP Peqin
S.G me funksion punonjës i rolit bazë në IEVP Peqin
Xh.B me funksion punonjës i rolit bazë në IEVP Peqin

Nga veprimet procedurale të kryera nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, në bazë të materialit dërguar nga SHKBB, ka regjistruar procedimin penal, pasi shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njeri tjetrin kanë lejuar futjen e lëndëve narkotike në IEVP Peqin me qëllim shitjen dhe përfitimin e vlerave monetare, kjo e kryer në kohë dhe periudha të ndryshme. Veprimtaria e paligjshme është dokumentuar në të paktën tre raste nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.SHKBB mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët, të paraburgosurit, të dënuarit dhe punonjësit e administratës të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga punonjës të Policisë së Burgjeve, duke telefonuar në numrin 044 20 40 20

S'KA KOMENTE