Arben Ahmetaj ankimon sekuestrimin e vilave të bashkëjetueses dhe ish-gruas

Arben Ahmetaj ankimon sekuestrimin e vilave të bashkëjetueses dhe ish-gruas

41
SHPËRNDAJE

Ish-zëvendëskryeministri dhe njëherësh deputet i Partisë Socialiste Arben Ahmetaj, ka ankimuar sekuestrimin e vilave të bashkëjetueses dhe ish-gruas së tij në Palasë dhe në Hamallaj.

Sekuestrimi i pasurisë u bë nga GJKKO me kërkesë të SPAK.

Ahmetaj akuzohet për “Shpërdorim detyre”, “Korrupsion pasiv” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale”.

Ai është marrë zyrtarisht nën hetim nga SPAK në lidhje me aferën e inceneratorëve. Vetë socialisti i ka mohuar akuzat, dhe duket se ankimimi i vendimit për sekuestrimin e vilave është në vazhdën e mbrojtjes që ai ka bërë, duke e konsideruar veten e tij të pafajshëm.

Avokatët Henrik Ligori dhe Ardian Visha kanë deklaruar më herët se kontrolli i banesave të partnereve të Ahmetajt është bërë në shkelje të imunitetit parlamentar të deputetit socialist. .

Skandali i incineratorëve nisi në vitin 2014 me një vendim të qeverisë për të shpallur një emergjencë si justifikim për të dhënë koncesionin e incineratorit të Elbasanit. I njëjti grup kompanish mori më pas koncesion për incineratorin e Fierit dhe atë të Tiranës.

Dy koncesionet e para janë konfiskuar nga prokurorët, ndërsa hetimet për incineratorin e Tiranës, më i madhi prej të treve, zyrtarisht vijojnë.

Dhjetëra zyrtarë dhe biznesmenë janë arrestuar ose janë shpallur në kërkim për çështjen, përfshirë ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka dhe ish-deputetin socialist Alqi Bllako

S'KA KOMENTE