Lejoi mallra kontrabandë kundrejt ryshfetit, arrestohet doganieri 

Lejoi mallra kontrabandë kundrejt ryshfetit, arrestohet doganieri 

337
SHPËRNDAJE

Arrestohet doganieri në Vlorë pasi lejoi kontrabandë kundrejt ryshfetit. 

Nga strukturat hetimore të DVP Vlorë, u bë ndalimi i shtetasit A. N., 46 vjeç, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Tiranë, me vendimin e datës 18.04.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Ky shtetas dyshohet se gjatë ushtrimit të detyrës si doganier në portin e Vlorës, në këmbim të ryshfetit, ka lejuar futjen e mallrave kontrabandë.

S'KA KOMENTE