Keqtrajtoi qenin në qendër të Lushnjes, arrestohet 53-vjeçari

Keqtrajtoi qenin në qendër të Lushnjes, arrestohet 53-vjeçari

306
SHPËRNDAJE

Policia e Lushnjes ka arrestuar një 53-vjeçar pasi keqtrajtonte qenin e tij.

Në një video të shfaqur në rrjetet sociale duket 53-vjeçari D.Gj teksa dhunon qenin e tij në qendër të qytetit të Lushnjes. Ai duket teksa e hedh disa herë në shatërvan.

Pas publikimit të videos në rrjet, shërbimet e policisë kanë vepruar duke vënë në pranga autorin që është proceduar për veprën penale “Keqtrajtim i kafshës”.

Njoftimi i Policisë:

Lushnjë

Në lidhje me një video të postuar në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet një shtetas, duke keqtrajtuar një kafshë shtëpiake (qenin e tij), ju sqarojmë se:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, pas publikimit të pamjeve filmike, organizuan punën dhe shoqërun në Komisariat shtetasin që shfaqet në video.

Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. Gj., 53 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshës”, pasi në lagjen “Kongresi”, Lushnjë, ky shtetas ka hedhur qenin e tij duke e keqtrajtuar, në shatervanin me ujë.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

S'KA KOMENTE