Kapet ne Peru sasi rekord kokaine prej 7.2 ton me vlerë mbi...

 Kapet ne Peru sasi rekord kokaine prej 7.2 ton me vlerë mbi 300 milionë dollarë, ishte e destinuar për në Evropë

172
SHPËRNDAJE

Policia Kombëtare e Perusë (PNP) i ka dhënë një goditje historike trafikut të drogës në vend, pas kapjes në Callao të më shumë se shtatë tonëve kokainë që vinte nga Bolivia dhe që kishte si destinacion përfundimtar Evropën.

Drejtori i Drejtorisë Kundër Drogës (Dirandro) të PNP, gjeneral PNP Zenón Loayza, theksoi se sasia totale e drogës e sekuestruar ishte 7297,16 kilogramë alkaloid kokainë dhe vuri në dukje se i kanë dhënë një goditje mafies ndërkombëtare që operon në këtë fushë.

“Ky veprim paraqet një goditje të rëndë për ekonomitë e organizatave ndërkombëtare të trafikut të paligjshëm të drogës pasi kjo ngarkesë vlerësohet në më shumë se 10 milionë dollarë në tregun vendas dhe arrin në 300 milionë dollarë në tregun ndërkombëtar”, tha ai.

Operacioni i quajtur “Mafia Global Conteiner” u krye nga disa agjenci ligjzbatuese vendase si dhe ka pasur mbështetjen e DEA-s amerikane, si agjencitë e inteligjencës policore të Bolivisë, Belgjikës dhe Holandës. Policia sqaroi se u bë i mundur lokalizimi i tre kontejnerëve nga Bolivia me një ngarkesë me pllaka druri, njëra prej të cilave përmbante pllaka me material sintetik të zi ku ishte kamufluar ngarkesa me kokainë.

Pas katër ditësh punë intensive ku nga pllakat e drurit u shpërbë materiali sintetik i zi i kontaminuar me alkaloid kokainë, u përftuan 7297.16 kg kokainë. Droga i përket një organizate të dyshuar kriminale ndërkombëtare të dedikuar për trafikun e paligjshëm të lëndëve narkotike.

Sipas informacioneve të policisë, kjo ngarkesë lidhej me kapjen e 8.7 tonë kokainë, të kryer nga Forca Speciale për Luftimin e Trafikut të Drogës (FELCN) të Bolivisë, më 30 dhjetor 2023, në postën kufitare Tambo. Linja e hetimit arriti në Peru, ku njësitë e specializuara u fokusuan në zbulimin e dërgesave të mundshme të dyshimta nga vendet fqinje në jug.

S'KA KOMENTE