Hapen akset rrugore Orikum-Dukat dhe Palasë-Dhërmi

Hapen akset rrugore Orikum-Dukat dhe Palasë-Dhërmi

180
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku kanë inspektuar këtë të enjte akset e reja Orikum-Dukat dhe Palasë-Dhërmi, të cilat janë hapur. Puna në këto akse vijon akoma por janë hapur për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve këtë periudhë.

Këto rrugë të reja shkurtojnë ndjeshëm kohën e udhëtarëve drejt bregdetit në jug të vendit por njëkohësisht ulin edhe ngarkesën në qarkullimin automobilistik. Kreu i qeverisë thekson se këto dy akse të reja në bregun jonian do të përfundojnë tërësisht punimet në qershor të vitit 2024.

“Segmenti Orikum-Dukat është akoma është në kushtet e kantierit. Është një nga segmetnet më të rëndësishëm pasi lidh bypassin e Vlorës dhe hyrjen e tunelit dhe më pas për t’u lidhur me segmentin tjetër që e kemi hapur gjithashtu, segmentin Palasë-Dhërmi.

Është një paketë që përfundon me të gjithë elementet pavarësisht se kemi filluar të bëjmë edhe pjesën estetike, për ta sjellë në të njëjtën pamje. Të gjitha këto kantiere përfundojnë në qershorin e vitit 2024 për t’u dorëzuar për përdorim nga të gjithë qytetarët.“, theksoi Balluku.

Segmenti i ri Palasë- Dhërmi do e përshkojë rrugën për 7 minuta, duke shkurtuar me 20 minuta rrugën e vjetër. Gjithashtu ky aks do të ketë një korsi të dedikuar tre metra të gjerë, që do të përdoret për këmbësorët, biçikletat dhe një pjesë për të lëvizur mjetet drejt zonave të banuara.

“Edhe segmenti Palasë-Dhërmi është i përfunduar, i hapur për të gjitha mjetet. Kemi akoma grupet e punës që merren me pjesën e bimësisë, me të gjitha veprave të artit dhe duhet parë gjithashtu se kemi edhe një korsi në krahun e djathtë.”, theksoi ministrja

S'KA KOMENTE