Kapen me 10 kg kokainë poshtë makinës, pranga dy të rinjve shqiptarë...

Kapen me 10 kg kokainë poshtë makinës, pranga dy të rinjve shqiptarë në Itali

691
SHPËRNDAJE

Dy të rinj shqiptarë janë arrestuar në Itali, pasi janë kapur me 10 kg kokainë në makinën me të cilën po udhëtonin.

Ata u ndaluan për kontroll rutinë nga policia rrugore, por qeni nuhatës arriti të zbulonte drogën e fshehur në pjesën e poshtme të makinës, një vend i improvizuar fiks për pakot me kokainë.

Kokaina ishte e ndarë në 9 pako, të cilat u sekuestruan nga efektivët e policisë. Aktualisht dy të rinjtë shqiptarë ndodhen në paraburgim në Imperia, në pritje të masës së sigurisë nga drejtësia italiane.

S'KA KOMENTE