Hakerat publikojnë mbi 200 certifikata sigurie të punonjësve të Ministrisë së Brendshme

Hakerat publikojnë mbi 200 certifikata sigurie të punonjësve të Ministrisë së Brendshme

96
SHPËRNDAJE

Grupi i hakerave iranianë “Homeland Justice” ka publikuar 214 certifikata sigurie të punonjësve të Ministrisë së Brendshme. Këto certifikata janë dëshmi sigurie, të cilat janë në funksion të plotë të Shërbimit Informativ të Shtetit.

Nërrjetin social “Telegram”, hakerat  ka nxjerrë dokumentet në fjalë ku shkruhet: Bari është gjithmonë më i gjelbër në anën e terroristëve! O ju që kërkoni nga historia dhe historia kriminale e çdo shqiptari! Keni bërë të njëjtën gjë edhe për ata terroristë komunistë?

Për të gjithë dokumentet, data është e njëjtë 26-06-2020. Mbi të shkruhet “Në zbatim të nenit 484 të Kodit të Procedurës Penale të Repuvlikës së Shqipërisë, nga verifikimet që iu bënë shënimeve në regjistrin gjyqësor pranë kësaj Ministrie, rezulton se shtetasi…është i padënuar”.

S'KA KOMENTE