Kapen 67 kg kokainë ne Greqi-Media greke: E destinuar për një grup...

Kapen 67 kg kokainë ne Greqi-Media greke: E destinuar për një grup kriminal shqiptar

147
SHPËRNDAJE

Policia greke në bashkëpunim me DEA-n Amerikane dhe forcat speciale greke EKAM, sekuestruan 58 pako me 66 kg 700 gram kokainë në Portin e Pireut.

Droga vinte nga Amerika Latine përmes konteinerëve dhe ishte e destinuar për një grup kriminal shqiptar, sipas mediave greke.

Në pranga kanë rënë 3 shtetas grekë, 31, 36 dhe 41 vjeç. Ky i fundit rezulton ish-futbollist në Greqi.

Sipas “The Toc”, Karteli i Amerikës Latine dyshohet se iu afrua ish-futbollistit 41-vjeçar dhe dy punonjësve dhe i punësoi për të nxjerrë drogën nga kontejnerët dhe më pas për t’ia kaluar në zotërim rrjetit të tyre të trafikut nga Shqipëria.

Ish-futbollisti 41-vjeçar është pronar i një kompanie riparimi frigoriferësh dhe kishte një kontratë me portin si partner i jashtëm. Punonjësi i tij, ishte 31-vjeçari, me profesion inxhinier frigoriferik, ndërsa 36-vjeçari ishte punonjës i portit dhe përgjegjës për evidentimin e defekteve në sistemet e ftohjes.

Ish-futbollisti, sipas oficerëve përgjegjës, ka qenë ai që ka pasur kontaktet me kartelin, të cilët e kanë informuar për numrin e kontejnerit me ngarkesën e kokainës.

Zakonisht kontejnerët e kartelit mbanin ngarkesa me karkaleca nga Ekuadori, riparimi i sistemit të ftohjes karakterizohej si prioritet i parë dhe kështu kontejneri nuk kontrollohej menjëherë, por pasi riparohej për të mos prishur mallin.

S'KA KOMENTE