Një kamion është përmbysur teksa po shkarkoheshin gurë prej tij.
Si pasojë drejtuesi i mjetit B.Gj 68-vjeç, është lënduar dhe u dërgua në spital për asistencë mjekësore.
Ngjarja ndodhi në fshatin Mirakë në Elbasan.
Njoftimi i Policisë:
Elbasan/Informacion paraprak
Mesditën e sotme, në guroren e fshatit Mirakë, kamioni me drejtues shtetasin B. Gj., 68 vjeç, banues në Librazhd, është përmbysur aksidentalisht gjatë kohës që po shkarkoheshin gurë prej tij.
Për pasojë është dëmtuar 68-vjeçari, i cili po merr asistencë mjekësore, në spital.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.