I dehur në motor dhe përplaset me një makinë, AMP arreston punonjësin...

I dehur në motor dhe përplaset me një makinë, AMP arreston punonjësin e policisë së Divjakës

131
SHPËRNDAJE

Kostandin Llupo, 60-vjeç, me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Divjakëka rënë në prangat e policisë, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Sipas AMP, 60-vjeçari është arrestuar në vendin e quajtur rreth-rrotullimi i Plugut, në aksin rrugor Lushnje-Divjakë, pasi duke drejtuar në gjendje të dehur motocikletën e tij është përplasur me automjetin Mercedes Benz.

NJOFTIMI I PLOTË:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Fier-Berat) ka arrestuar në flagrancë sot punonjësin e policisë Inspektor, 60 vjeçarin, me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Divjakë, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Arrestimi i tij u krye pasi rreth orës 11:30, në vendin e quajtur rreth-rrotullimi i Plugut, në aksin rrugor Lushnje-Divjakë, duke drejtuar në gjendje të dehur motocikletën e tij është përplasur me automjetin Mercedes Benz, që drejtohej nga shtetasi K. D. Punonjësi i policisë nuk ishte në shërbim në momentin e ngjarjes.

Pas kryerjes së testit të alkoolit, rezultoi se punonjësi i policisë Kostandin LLupo ishte në gjendje të dehur në masën 2.000 mg/l.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për hetime të mëtejshme.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin për garantimin e zbatimit të ligjit dhe vetëpastrimin e Policisë, ndërsa fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës apo Shërbimit për Mbrojtjen nga Zjarri dhe për Shpëtimin, duke telefonuar falas në numrin 08009090.

S'KA KOMENTE