I akuzuar për vjedhje votash, Fredi Beleri del sot para përpara SPAK...

I akuzuar për vjedhje votash, Fredi Beleri del sot para përpara SPAK për t’u njohur me masën e sigurisë

173
SHPËRNDAJE

të dalë sot para Prokurorisë së Posaçme, ku do të njihet me masën e sigurisë. Kandidati i “Bashkë Fitojmë” për Himarën, u arrestua dy ditë para zgjedhjeve për akuzën e blerjes së votave.

Bëhet me dije se kjo çështje po hetohet nga gjyqtarja e posaçme Atalanta Zeqiraj, ndërsa burime për “Faxneës.al”, bëjnë me dije se SPAK do kërkojë që Beleri të lihet në burg.

Kujtojmë që SPAK më 15 maj ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Vlorës dhe ka marrë në dorë çështjen e Fredi Belerit dhe mikut të tij, Pandeli Kokoveshi, gjithashtu i arrestuar.

Të dy shtetasit janë ndaluar në Himarë, pasi një agjent i infiltruar ka përgjuar pazarin për vota. Sipas informacioneve paraprake, Beleri do të paguante 400 mijë lekë të vjetra për 8 vota. Ndërkohë, Prokuroria thotë se ka prova, se Fredi Beleri ka premtuar dhe ka dhënë para.

S'KA KOMENTE