Belgjike/Shkatërrohet banda shqiptare e drogës. 9 në pranga

Belgjike/Shkatërrohet banda shqiptare e drogës. 9 në pranga

145
SHPËRNDAJE

Policia Gjyqësore Federale (FGP) ka shkatërruar një grup shqiptarësh që merreshin më shitje të kokainës, ndërsa në pranga kanë rënë 9 persona. 

Aksioni policor u shtri me kontrolle në disa banesa në Berchem, Deurne, Etterbeek, Hoboken, Jette dhe Woluwe-Saint-Pierre në Belgjikë. Mediat belge raportojnë se kokaina importohej përmes portit të Antwerpen dhe do të shpërndahej nëpërmjet korrierëve në vende të ndryshme evropiane. Ndërkohë, trafikantët më pas mendohet se transportonin lëndën narkotike në automjete ku ishin përshtatur vende të fshehta. 

Gjykata caktoi masën ‘arrest me burg’ për vetëm 6 prej të arrestuarve, të moshës nga 28 deri në 55 vjeç, të cilët dyshohen për import dhe transport të kokainës, kryer në bashkëpunim.

S'KA KOMENTE