Greqi, plagoset me armë zjarri 43-vjeçari shqiptar

Greqi, plagoset me armë zjarri 43-vjeçari shqiptar

103
SHPËRNDAJE

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kato Ahaia në Greqi. Një shtetas shqiptar 43 vjeç është plagosur jashtë banesës së tij pas të shtënave që kanë ardhur nga një makine.

Ngjarja është shënuar rreth orës 23.30 të mbrëmjes, kur shqiptari është goditur 3 herë më armë zjarri nga brendësia e një automjeti ngjyrë e zezë, e cila është larguar me pas me shpejtësi.

Njëri nga plumbat e ka kapur shqiptarin në bark duke e lënë të plagosur. Ai është dërguar për ndihmën e parë në qendrën shëndetësore të Kato Ahaia dhe më pas në spitalin e Rios.

Në vendngjarje policia sekuestroi dy gëzhoja pistolete të kalibrit 9 mm dhe një fishek të deformuar pistolete.

Shqiptari rezulton me precedentë penalë për çështje droge dhe ishte liruar nga burgu kohët e fundit.

S'KA KOMENTE