Greqi-58 vjeçari i dehur del në ballkon dhe kërcënon se do të...

Greqi-58 vjeçari i dehur del në ballkon dhe kërcënon se do të qëllojë me armë

44
SHPËRNDAJE

Një burrë në Selanik ra në prangat e policisë nën akuzën e kanosjes me armë. 58-vjeçari kishte dalë me armë në duar në ballkonin e shtëpisë së tij, duke shkaktuar frikë dhe trazira në lagje. Punonjësit e policisë që shkuan në vendngjarje e gjetën burrin në ballkon me armë në dorë dhe në gjendje të dehur.

Një nga efektivët e policisë e ka bindur 58-vjeçarin që ta linte të ngjitej në pallat dhe të dilte me të në ballkon. Pas negociatave, 58-vjeçari ka dorëzuar armën dhe policia e ka vënë në pranga. 58-vjeçari është dërguar në komisariatin e Harilaou ndërsa akuzohet për veprën e kanosjes ndaj punonjësve të policisë.

S'KA KOMENTE