Gjykata Fier le ne burg autorin dhe bashkpunetorin e mitur ne vrasjen...

Gjykata Fier le ne burg autorin dhe bashkpunetorin e mitur ne vrasjen e 19 vjecarit

369
SHPËRNDAJE

Ne perfundim te seances gjyqesore ndaj dy autoreve te dyshuar te vrasjes se 19 vjecarit Grei Bihuci ne Fier, trupi gjykues ka dhene vendimin e mases se vleresimit arrest me burg per 18 vjecarin Florian Muka autorin e vrasjes si dhe 17 vjecarin Klajdi Muka si bashkepunetor ne kete ngjarje.

Seanca e sotme eshte zhvilluar nen masa te forta sigurie . Dy autoret Florjan dhe Klajdi Muka ( djem xhaxhallaresh  ) jane njohur sot me masen e sigurise arrest me burg per vepren penale te “vrasjes ne bashkpunim “dhe “mbajtje pa leje
armeve te ftohta”.I mituri do dergohet ne burgun e Kavajes (per te mitur) nderkohe qe autori ne burgun e Fierit

Seanca eshte zhvilluar me trupin gjykues te perbere nga prokuror Petrit Vuka, gjyqtar Noel Veizi, avokat i autorit te vrasjes Gazmend Pasha ndersa Ervis Goxhaj avokat i te miturit 17- vjecar Klajdi Muka i cili ne seance ishte i shoqeruar nga babai i tij dhe psikologia Kamela Xhafaj

Ngjarja 

Ngjarja e rende  ka ndodhur 3 dite me pare ne qender te qytetit te Fierit  teksa pas nje konflikti per motive te dobeta Florian Muka ka goditur me thike 19 vjecarin Grei Bihuci dhe shokun e tij 20 vjecar Olti Serjanaj. Si pasoje e plageve te marra ka ndruar jete, 19 vjecari Grei Bihuci . Sipas dosjes hetimore mesohet se sherri ka nisur qe ne muajin dhjetor te vitit te kaluar mes disa personave , per nje thike qe eshte perdorur dhe perfundoi ne nje ngjarje tragjike ne 11 mars 2024 ne qender te Fierit ku mbeti viktim 19 vjecari Grei Bihuqi dhe u plagos shoku i tij 20 vjecar Olti Serjanaj. Sherri ka zgjatur deri ne diten e ngjarjes kur te dyja palet te perfshire  ne konflikt jane takuar per te sqaruar dhe per tu pajtuar por ne momentin e takimit jane perfshire perseri ne konflikt duke shkuar deri ne perdorimin e thikes qe dispononte Florian Muka.sipas dosjes hetimore viktima nuk eshte perfshire ne konfliktet e meparshme por eshte ndodhur i pranishem ne diten e ngjarjes duke mbetur edhe viktim .

S'KA KOMENTE