Gjermania pritet te kaloje Japonine si ekonomia e trete me e madhe...

Gjermania pritet te kaloje Japonine si ekonomia e trete me e madhe ne bote

123
SHPËRNDAJE

Ekonomia e Gjermanisë parashikohet të kalojë atë të Japonisë si e treta më e madhe në botë në 2023, ndihmuar nga një dobësim i jenit kundrejt dollarit dhe euros.

Parashikimet e fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar vlerësojnë produktin e brendshëm bruto nominal të Gjermanisë në 4.43 trilion dollarë këtë vit, krahasuar me 4.23 trilion dollarë për Japoninë.

Projeksionet vijnë pasi jen-i po shkon pranë pikës 160 kundrejt euros dhe po i afrohet nivelit më të ulët 33-vjeçar kundrejt dollarit.

Euro arriti për herë të fundit 160 jen në gusht 2008. Dobësia e jenit është shkaktuar kryesisht nga ndryshimet thelbësore në politikën monetare.

Rezerva Federale dhe BQE kanë rritur normat e interesit nga nivelet më të ulëta të pandemisë për të trajtuar inflacionin, ndërsa Banka e Japonisë ka qëndruar në modalitetin stimulues, ndërsa synon të ushqejë rritjen e çmimeve pas viteve të deflacionit.

Ndërsa Fed dhe BQE pritet të mbajnë të pandryshuara normat në mbledhjet e tyre të ardhshme, ka të ngjatë që pritshmëritë që kostot e huamarrjes do të qëndrojnë më të larta për më gjatë të ruajnë presionin mbi jenin.

BOJ do të mblidhet javën e ardhshme mes spekulimeve për ndryshime të mundshme në kontrollin e yield-eve të obligacioneve, por ekspertet nuk presin që të marrë fund politika e normave negative të interesit deri në vitin e ardhshëm.

Megjithatë, shifrat tregojnë gjithashtu për një rritje më të qëndrueshme afatgjatë në Gjermani që pritet të shqetësojë politikëbërësit në Japoni ndërsa ata shqyrtojnë detajet e paketës së tyre të fundit ekonomike.

“Është e vërtetë që potenciali i rritjes së Japonisë ka rënë prapa dhe mbetet i ngadaltë,” tha të martën ministri i ekonomisë japoneze Yasutoshi Nishimura kur u pyet për parashikimet e FMN-së.

“Ne dëshirojmë të rifitojmë tokën e humbur gjatë 20 apo 30 viteve të fundit. “Ne duam ta arrijmë këtë përmes masave të tilla si paketa jonë e ardhshme.”

Kryeministri Fumio Kishida tha të hënën se paketa e stimulit ekonomik përfshin një zgjatje të subvencioneve të energjisë, një masë që synon të ndihmojë në lehtësimin e krizës së kostos së jetesës të shkaktuar nga inflacioni më i fortë i Japonisë në dekada.

Ai tha se do të merren gjithashtu hapa për të siguruar që të vijojë vrulli në rritje i pagave së bashku me një formë të reduktimit të taksave.

Shifrat e FMN-së tregojnë se gjermanët ka të ngjarë të ndihen shumë më mirë se japonezët. Produkti i brendshëm bruto mesatar për person në Gjermani parashikohet në 52,824 dollarë krahasuar me 33,950 dollarë në Japoni.

S'KA KOMENTE