Sherr me thika në një shkollë , plagoset 15-vjeçari

Sherr me thika në një shkollë , plagoset 15-vjeçari

349
SHPËRNDAJE

Sherr me thika në një shkollë në Kamzë ku për pasojë i plagosur ka mbetur një 15-vjeçar.

Ngjarja ndodhi në Paskuqan, në shkollën “Jashar Hoxha”.

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 30.03.2023, në Paskuqan, në shkollën “Jashar Hoxha”, janë konfliktuar dy nxënës shkolle, dhe gjatë konfliktit një 15-vjeçar, dyshohet se ka goditur me mjet prerës një bashkëmoshatarin e tij, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

S'KA KOMENTE