Gjenden të vdekur në banesë bashkëshortët, autor dyshohet djali i tyre

Gjenden të vdekur në banesë bashkëshortët, autor dyshohet djali i tyre

486
SHPËRNDAJE

Një vrasje e dyfishtë është zbuluar pasditen e djeshme në Verona në via Aquileia në lagjen Borgo Roma. Sipas mediave të huaja, viktima janë një burrë e grua, një çift të moshuarish që u gjetën të vdekur brenda banesës së një godine në zonë.

Nga zbulimet e para bëhet me dije se krimi daton në mbrëmjen e së hënës, dhe policia ka arrestuar si të dyshuar djalin e viktimave, 55 vjeç.

Giampaolo Turazza dhe Vilma Vezzaro , dy bashkëshortët e moshës 75 dhe 73 vjeç, kishin marrë plagë me thikë në fyt.

Djali është dërguar në komisariat për t’u marrë në pyetje. Ai akuzohet për vrasje të dyfishtë. Dy prindërit dyshohet se janë goditur me thikë në fyt: babai ishte në shtrat, nëna u gjet në korridorin e banesës së tyre.

S'KA KOMENTE