Fier/Vihen në pranga 4 shtetas, procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas...

Fier/Vihen në pranga 4 shtetas, procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas dhe po punohet për kapjen e 1 tjetri

148
SHPËRNDAJE

Fier/Vihen në pranga 4 shtetas, procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas dhe po punohet për kapjen e 1 tjetri, për vepra penale të ndryshme.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim policor Ivi Çollaku, 36 vjeç, në zbatim të vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë, sipas të cilit ky shtetas ka për të kryer 1 vit, 1 muaj e 5 ditë burgim, për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit G. K., 52 vjeç, banues në fshatin Karbunarë e Madhe, Lushnjë, G. Sh., 50 vjeç dhe I. S., 50 vjeç, të dy banues në Patos, pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë, në akse të ndryshme rrugore, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. Q., 32 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një sasi të vogël lënde të dyshuar cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim policor shtetasin L. Xh., 50 vjeç, banues në Divjakë, pasi dyshohet se ka vjedhur një motomjet.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

S'KA KOMENTE