Fier/Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Fier/Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

487
SHPËRNDAJE

DVP Fier/Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit:

-A. Ç., 34 vjeç, banues në Lushnjë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;

-K. Xh., 42 vjeç, banues në Kuçovë, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka përplasur shtetasin S. M., 79 vjeç (lëvizte me biçikletë), i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 42 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij.

Në Komisariatin e Policisë Divjakë, ka bërë kallëzim shtetasja S. K., 45 vjeçe, se më datë 14.08.2023, i është larguar nga banesa, vajza e saj 18 vjeçe, dhe nuk është kthyer më. Po punohet për gjetjen e 18-vjeçares.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

S'KA KOMENTE