Fier/Vihen në pranga 2 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 2 shtetas...

Fier/Vihen në pranga 2 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 2 shtetas dhe punohet për kapjen e 1 tjetri

290
SHPËRNDAJE

DVP Fier/Vihen në pranga 2 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 2 shtetas dhe punohet për kapjen e 1 tjetri, autorë të dyshuar për vepra penale të ndryshme.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Tempulli 2”, arrestuan në flagrancë shtetasin E. J., 38 vjec, banues në Patos, pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin M. L., 31 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike-Financiare të DVP Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Sh. K., 58 vjeç, banues në Mallakastër, pasi duke prodhuar materiale ndërtimi, në subjektin e tij, ka shkaktuar ndotje të ajrit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. G., 55 vjeç, banues në fshatin Ndërmenas, pasi në banesën e tij u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin E. B., 36 vjeç, banues në Divjakë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

S'KA KOMENTE