Qarkullonin me armë pa leje, në pranga babë e bir

Qarkullonin me armë pa leje, në pranga babë e bir

44
SHPËRNDAJE

Në kuadër të operacionit “Pjezga”, janë arrestuar babë e bir në Shijak pasi qarkullonin nërpër qytet dhe disponimin në banesën e tyre armë të paregjistruara.

Në pranga kanë përfunduar Gjelosh dhe Armando Hajdari.

Në banesën e këtyre qytetarëve, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë, ndërsa në automjetin me të cilin qarkullonte 21-vjeçari, u gjetën 2 armë të ftohta (dorezë dhe shkop metalik).

Arma e zjarrit dhe armët e ftohta u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Shijak, Durrës

Falë inteligjencës informative, finalizohet operacioni policor i koduar “Pjezga”. Sekuestrohen 1 armë zjarri dhe 2 armë të ftohta (pistoletë, dorezë dhe shkop metalik).

Të pajisur me armë zjarri dhe me armë të ftohta, arrestohen në flagrancë 2 shtetas (babë e bir).

Arma e zjarrit u gjet në banesën e këtyre shtetasve, ndërsa armët e ftohta, në automjetin me të cilin qarkullonte 21-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak, me mbështetjen e pandërprerë të inteligjencës informative, me qëllim parandalimin dhe goditjen e fenomeneve kriminale, kanë siguruar informacion se 2 shtetas (babë e bir) mbanin pa leje armë zjarri dhe armë të ftohta. Menjëherë është organizuar puna dhe në kuadër të operacionit policor të koduar “Pjezga”, është goditur një rast tjetër i kësaj veprimtarie kriminale.

Në kuadër të këtij operacioni, janë arrestuar në flagrancë shtetasit Gj. H., 52 vjeç dhe A. H., 21 vjeç, babë e bir, banues në fshatin Pjezgë, Shijak.

Në banesën e këtyre shtetasve, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë, ndërsa në automjetin me të cilin qarkullonte 21-vjeçari, u gjetën 2 armë të ftohta (dorezë dhe shkop metalik).

Arma e zjarrit dhe armët e ftohta u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

S'KA KOMENTE