Eva Buzo ndërpret sfidën 10 milje larg Karaburunit për shkak të problemeve...

Eva Buzo ndërpret sfidën 10 milje larg Karaburunit për shkak të problemeve shëndetësore

388
SHPËRNDAJE

Avokatja Eva Buzo e ka ndërprerë sfidën e saj për kalimin me not nga brigjet e Italisë drejt Vlorës.

Mesohet se 36-vjeçarja ka ndërprerë notin për shkak të problemeve shëndetësore 10 milje larg Karaburunit. Në pritje të saj janë një ekip mjekësh. 

Avokatja shqiptare kishte paraqitur disa shqetësime gjatë rrugës nga uji i kripur si dhe djegia nga një kandil.

Aktualisht Buzo ndodhet disa milje larg Karaburunit në det të hapur dhe ekipi që e shoqëron është duke monitoruar gjendjen e saj.

Avokatja 36-vjeçare që jeton në Kanada u shoqërua nga dy varka ndihmëse dhe një varkë 12.5 metra e vënë në dispozicion nga Sud-est diving Otranto dhe Residence. E

S'KA KOMENTE