4 persona tentojnë të vjedhin me dhunë në një biznes privat

4 persona tentojnë të vjedhin me dhunë në një biznes privat

179
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë është parandaluar mëngjesin e sotëm në një rrugë dytësore në aksin Tiranë-Durrës. Policia bën me dije s e rreth orëve të para të mëngjesit, 4 persona ende të paidentifikuar, kanë tentuar të vjedhin me dhunë në një biznes privat, me materiale ndërtimi.

Për shkak të reagimit të shërbimit privat të sigurisë dhe mbështetjes dhe reagimit të menjëhershëm të Policisë, personat nuk kanë mundur të realizojnë vjedhjen dhe duke përfituar nga errësira janë larguar.

Grupi hetimor ka sekuestruar pamjet filmike dhe vijon punën nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar

S'KA KOMENTE