Erdhi te puna, më kapi për fyti dhe më kërcënoi me jetë”,...

Erdhi te puna, më kapi për fyti dhe më kërcënoi me jetë”, zbardhet dëshmia e ish-bashkëshortes së Klodian Duros

242
SHPËRNDAJE

Ish-futbollisti Klodian Duro ditët e fundit ka qenë mjaft i përfolur, për pjesëmarrjen e tij tepër të shkurtër në Big Brother VIP 3.

Ai u përjashtua nga shtëpia më e famshme në Shqipëri për shkak të deklaratës së tij, ku tregonte për dhunën që kishte ushtruar ndaj ish-gruas së tij, një deklaratë kjo e papranueshme dhe jo etike për publikun.

“Unë kur kam rrahur gruan, e di si më dukeni ju të tjerët?”, ishin fjalët e Duros gjatë një darke që po konsumonte me banorët e tjerë të BBV3.

Katër vite më parë Gjykata e Tiranës, e dënoi Klodian Duron me 4 muaj burg për shkak të dhunës së ushtruar ndaj bashkëshortes së tij. Sipas dokumenteve të Gjykatës së Tiranës, ai u dënua me 6 muaj burg, por prej gjykimit të shkurtuar, u zbrit 1/3 e dënimit, duke e konvertuar në 4 muaj burg. Ai masën e dënimint e ksa shlyer gjatë masës së sigurisë, ku ka qenë në arrest shtëpie.

Në faktet e zbardhura në vendimin e gjykatës, tregohet se Klodian Duro nuk e pranonte ndarjen nga ish-bashkëshortja, edhe pse ishte bërë “De Juro” në 27 janar të vitit 2020. Dorina bashkë me vajzën kishin marrë urdhër mbrojtje nga Gjykata e Tiranës 1 vit më përpara. Megjithatë, Klodiani nuk hiqte dorë dhe kishte filluar ta përndiqte atë.

Dorina në deklaratën para oficerit të Policisë Gjyqësore, ka treguar se ai e shqetësonte si në punë, ashtu dhe kur dilte me shoqërinë. Për këtë arsye ajo nisi dhe procedurat e divorcit më 27 janar 2020. Fakti që Duro i shkonte çdo natë në shtëpi, po shkarkonte shqetësime tek ajo dhe vajzat e tyre.

Në deklaratën e saj, ish-gruaja e Duros, Dorina tregon se ai ka shkuar në punën e saj dhe kanë debatuar. Ai e ka kapur për fyti dhe e ka kërcënuar me jetë.

“Për sa i përket dhunës fizike ajo (Dorina) shton se në një rast me datë 5.3.2020, kur Klodiani ka shkuar në punën e saj dhe kanë nisur të debatojnë, në debat e sipër ai e ka kapur nga fyti duke e kërcënuar me jetë. Për këtë ngjarje, thotë e dëmtuara, ka edhe pamje filmike nga kamerat e sigurisë së punës të cilat i ka vendosur në dispozicion të policisë gjyqësore”, thuhet në fashikullin e vendimit të Gjykatës së Tiranës.

Ish-gruaja e Klodian Duros e ka denoncuar më 24 mars të vitit 2020, ku ai i ka kërkuar të hapë derën e banesës së saj me forcë. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe bënë të mundur arrestimin e tij.

Ndërsa në dëshminë e tij, ai dha një tjetër version të ngjarjes që edhe e çoi në burg.

Sipas dëshmisë së tij, ish-futbollisti ka ka qenë i shqetësuar për vajzën e tij në kohën e pandemisë, ka telefonuar ish-bashkëshorten dhe nuk i është përgjigjur askush, kështu ka shkuar në shtëpi. Ai ka deklaruar se kujdesej për vajzën dhe shpesh herë i çonte ushqime në shtëpi. Kjo është e njëjta shtëpi, ku Dorina ka deklaruar se dhunohej nga ai.

Sipas pretendimit të Duros, ka ndjerë zëra brenda shtëpisë ku ishte edhe vajza e tij. Duke u shqetësuar për vajzën, ai i ka rënë derës që nuk po hapej nga askush dhe e ka lajmëruar policinë. Dorina bëri të njëjtën gjë, ku njoftoi policinë nga frika.

Në deklaratën e tij ish-futbollisti ka mohuar të ketë ngritur dorën ndaj Dorinës.

Top Channel

S'KA KOMENTE