Dy automjete përplasen në aksin Fier-Levan, shoferët përfundojnë në spital

Dy automjete përplasen në aksin Fier-Levan, shoferët përfundojnë në spital

1403
SHPËRNDAJE

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Fier- Levan, ku dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën dhe si pasojë e përplasjes një prej tyre ka përfunduar në pjesën anësore të rrugës.

Të dy drejtuesit e automjeteve kanë pësuar dëmtime të lehta, ndërkohë që janë transportuar drejt spitalit rajonal të Fierit ku po marrin ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia dhe grupi hetimor të cilët po kryejnë të gjitha veprimet procedurale për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti, ndërsa dyshohet se shkak mund të ketë qenë përveç shpejtësisë edhe lagështia në rrugë.

S'KA KOMENTE