Mazhoranca dhe opozita bashkojnë votat, i hiqet imuniteti Arben Ahmetaj, SPAK “dritë...

Mazhoranca dhe opozita bashkojnë votat, i hiqet imuniteti Arben Ahmetaj, SPAK “dritë jeshile” për ta arrestuar

94
SHPËRNDAJE

Kuvendi ka miratuar kërkesën e Strukturës së Posaccme Antikorrupsion për arrestimin e Arben Ahmetajt mbi aferën e incineratorëve. Kuvendi votoi kërkesën me 117 vota pro, asnjë kundër, ndërsa kanë abstenuar 3 deputetë.

Hetimi për ish zëvendës kryeministrin Arben Ahmetaj ka përfshirë edhe bisedat telefonike të tij të para 11 viteve.

Nga këqyrja e tyre rezultoi se nga data 21 korrik 2012 deri në 10 tetor 2012, pra në gati tre muaj, të ketë patur 138 komunikime telefonike dhe 3287 mesazhe mes Ahmetaj dhe Mirel Mërtirit.

Më pas SPAK thotë se janë faktuar edhe lidhjet mes Ahmetajt dhe Klodian Zotos, biznesmenit të inceneratorëve.

Sipas hetimeve rezulton që ai të ketë përfituar rreth 500 mijë euro përfitime të nisura që nga viti 2016 deri më 2020.

SPAK ka arritur të zbulojë edhe shkëmbime e-mailesh kur Zoto informohej mbi procedurat për inceneratorët. Në një nga këto e-maile del edhe emri i Alda Klosit, ish-sekretares së përgjithshme të Ministrisë së Financave.

Nga ana e tij, Arben Ahmetaj nuk është përballur deri më tani me këto akuza duke u larguar jashtë jashtë territorit të Shqipërisë, ndërsa në një reagim para seancës së Kuvendit,Ahmetaj shkruan ai ka udhëtuar për probleme personale e familjare, por pa dhënë të tjera detaje mbi vendin ku ndodhet. Megjithatë, tashmë ndodhet para kërkesës së SPAK-ut për arrestimin e tij mbi aferën e incineratorëve. 

S'KA KOMENTE