Dobësohen ndjeshëm Euro, Dollari dhe Franga zvicerane!

Dobësohen ndjeshëm Euro, Dollari dhe Franga zvicerane!

129
SHPËRNDAJE

Dollari amerikan ka humbur sërish pikë këtë të martë duke u blerë sot me 97.1 lekë dhe duke u shitur me 98.1 lekë nga dita e djeshme sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha europiane ka rënë nën kuotën e 104 lekë këtë mëngjes duke u blerë kështu me 103.8 lekë dhe duke u shitur me 104.5 lekë në raport me një ditë më parë.

Franga zvicerane gjithashtu ka pësuar një zbritje të ndjeshme të kuotës teksa blihet këtë të martë me 106.8 lekë dhe është shitur me 108.2 lekë.

Referuar tregut të brendshëm valutor Paundi britanik është valuta e vetme që ka shënuar rritje mëngjesin e sotëm teksa blihet sot me 118.4 lekë dhe shitet me 119.6 lekë në raport me dje.

S'KA KOMENTE