Dy 15-vjeçarë përplasen për vdekje nga treni në Itali, njëri ishte shqiptar

Dy 15-vjeçarë përplasen për vdekje nga treni në Itali, njëri ishte shqiptar

348
SHPËRNDAJE

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rajonin e Lombardisë. Dy të rinj 15-vjecarë kanë humbur jetën nën shinat e trenit ndërsa po kapërcenin binarët, sipas mediave italiane.

I riu nga Kosova Meriton Ajeti 15 vjeç, është një nga dy viktimat e kësaj tragjedie në stacionin Pietro Berbenno. Së bashku me shokun e tij Manuel Gabriel Tejada Reyes kanë kapërcyer murin rrethues të stacionit për duke evituar nënkalimin për udhëtarët, gjw që i ka kushtuar jetën.

Një tren në tranzit me shpejtësi 80 km në orë, që po kalonte në ato caste nuk ka mundur të ndaloj në kohë për të evituar tragjedinë. Dy të rinjtë kanë humbur jetën në këtë aksident tragjik e pas një ditë argëtimi që kishin kaluar në Luna Park.

I riu kosovar është djali i një familje emigrantësh e kishte pasion futbollin. Ai luante me skuadrën e të rinjve në një klub të Sondrios. Kjo ngjarje e rëndë ka prekur banorët e Sondrios e gjithë komunitetin e shqiptarëve që jetojnë atje.

Ndër 2000 emigrantë që jetojnë në këtë qytezë me rreth 21 mijë banorë, mbi 200 janë shtetas kosovarë e shqiptarë.

S'KA KOMENTE