Djegia e mbetjeve urbane ne Vlore, situate e rende

Djegia e mbetjeve urbane ne Vlore, situate e rende

78
SHPËRNDAJE

Në kulmin e sezonit turistik, qytetarët në Vlorë janë përballur me një ndotje të jashtëzakonshme të ajrit që vjen si pasojë e zjarrit të rënë në fushën e mbetjeve. Zjarri vijon të jetë aktiv që prej ditës së djeshme, dhe zjarrfikësja e Vlorës e ka të pamundur vënien nën kontroll të tij.

Bëhet fjalë për djegien e tonelatave me mbetje, të cilat kanë lëshuar lëndë helmuese dhe të dëmshme në të gjithë zonën. Kjo është hera e disatë që në fushën e mbetjeve bie zjarr, dhe ende nuk është gjetur një zgjidhje për përpunimin e sigurtë të tyre.

Deri tani si pasojë e flakëve nuk ka rrezik për banesat, por dëmi në ajër është i pallogaritshëm

S'KA KOMENTE