Dështon misioni rus në Hënë

Dështon misioni rus në Hënë

45
SHPËRNDAJE

Anija kozmike ruse Luna-25 është përplasur me sipërfaqen e Hënës pasi doli jashtë kontrollit. Anija kozmike ishte menduar të ishte misioni i parë i uljes hënore i Rusisë në 47 vjet.Sipas llogaritjeve paraprake, agjencia ruse e hapësirës Roscosmos thotë se Luna-25 “kaloi në një orbitë jashtë projektimit” përpara përplasjes. Një komision ndërinstitucional i formuar posaçërisht do të hetojë arsyet e humbjes së Luna-25.

Lajmi vjen një ditë pasi anija kozmike raportoi një “situatë emergjente” teksa po përpiqej të hynte në orbitë para uljes.

Gjatë operacionit, në bordin e stacionit automatik ndodhi një situatë emergjente, e cila nuk lejoi që manovra të kryhej me parametrat e specifikuar”, tha Roscosmos.

Misioni tokësor i Rusisë, Luna 25 shënoi përpjekjen e parë të vendit për të ulur një anije kozmike në Hënë që nga epoka sovjetike. Anija kozmike Luna-25 u nis nga Kozmodromi Vostochny në Amur Oblast të Rusisë më 10 gusht./ CNN

S'KA KOMENTE