Shpërthim tritoli, demtohen disa biznese, ngjarja e rende ne Kruje

Shpërthim tritoli, demtohen disa biznese, ngjarja e rende ne Kruje

89
SHPËRNDAJE

Një shpërthim me tritol ka ndodhur pas mesnate në qytetin e Krujës. Një sasi tritoli ka shpërthyer në aksin Fushë Krujë- Krujë në afërsi te lagjes Zim Zenel të këtij qyteti.

Është e paqartë se cili ka qenë objektiv i sulmit pasi sasia e lëndës plasëse ka shpërthyer në mes të rrugës.

Nga shpërthimi është hapur një grope në rrugë dhe janë thyer xhamat e vitrinat e disa banesave e bizneseve aty pranë.

Shpërthimi është regjistruar rreth 2 pas mesnate, ndërsa deri tani nuk ka persona të dyshuar në lidhje me ngjarjen.

S'KA KOMENTE