Britania e Madhe: “Kush vjen ilegalisht do kthehet mbrapsht”

Britania e Madhe: “Kush vjen ilegalisht do kthehet mbrapsht”

21
SHPËRNDAJE

Sekretarja e Brendshme britanike, Suella Baverman ka pranuar se qeveria e saj po përpiqet të shtyjë kufijtë e së drejtës ndërkombëtare” me legjislacionin që synon reduktimin e kalimeve me varka përgjatë kanalit La Mansh.

Ligji që do të bëhet publik pasdreke, pritet të vendosë një detyrë ligjore për sekretaren e brendshme për të ndaluar dhe larguar pothuaj të gjithë azilkërkuesit që mbërrijnë ilegalisht.

Ditën e djeshme, kryeministri Rishi Sunak argumentoi se projektligji i ri, i cili është kyç për një nga pesë prioritetet e tij për kryesinë, do të “marrë përsëri kontrollin e  kufijve tanë, një herë e përgjithmonë”.

Do të ketë kufizime në të drejtat e migrantëve për të përdorur një rishikim gjyqësor për të kundërshtuar vendimet, pasi ministrat përpiqen të anashkalojnë grindjet ligjore që kanë penguar zbatimin e planeve për dërgimin e njerëzve në Ruandë.

Por kritikët dhe ish-ministrat konservatorë, OJQ-të dhe refugjatë kanë paralajmëruar se propozimet janë të pazbatueshme dhe kanë lënë mijëra njerëz në harresë.

Duke shkruar në Daily Telegraph , Braverman tha se “Ne duhet të ndalojmë anijet. Unë dhe kryeministri kemi punuar pa u lodhur për të siguruar që të kemi një projektligj që funksionon. Ne kemi shtyrë kufijtë e ligjit ndërkombëtar për të zgjidhur këtë krizë. Nëse vini këtu ilegalisht, duhet të jetë se nuk mund të qëndroni.

Baverman-t do t’i ngarkohet detyra që të largojë “sa më shpejt të jetë e mundur në mënyrë të arsyeshme” këdo që arrin me një varkë të vogël, qoftë në Ruandë ose në një “vend të tretë të sigurt”.

S'KA KOMENTE