Familjet e bizneset do të paguajnë edhe 110-160 milionë euro shtesë në...

Familjet e bizneset do të paguajnë edhe 110-160 milionë euro shtesë në vit si taksë prone; 3-4 herë më shumë se sot

244
SHPËRNDAJE

Familjet dhe bizneset shqiptare sot paguajnë mesatarisht 6.1 miliardë lekë (58 milionë euro) në vit, si taksë mbi shtëpitë apo pasuritë e tjera të paluajtshme që ata kanë.

Kaq janë të ardhurat që janë mbledhur në buxhet nga taksa mbi pasurinë (ndërtesat) në vitin 2022, sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Financave në treguesit fiskalë 2022. Kjo shumë është sa 0.3% e asaj që prodhon ekonomia në një vit (Prodhimi i Brendshëm Bruto-PBB).

Një projektligj “Për taksën e pasurisë së paluajtshme” i nxjerrë për konsultim nga qeveria së fundmi parashikon që të rrisë ndjeshëm të ardhurat që mbledh buxheti nga kjo taksë si rrjedhojë dhe pagemat mujore e vjetore të familjeve e bizneseve.

Projektligji parashikon që të ardhurat nga taksa e pasurisë pas implementimit të kësaj forme të re të arrijnë në kufirin mes 0.7-1.1 për qind të PBB. Nisja e zbatimit për ndërtesat parashikohet në vitin 2026 ndërsa për truallin ën vitin 2028.

Aktualisht, taksa e pasurisë referuar ligjit që u miratua në 2018 është 0,05% e vlerës së apartamenteve, ndërsa me drafligjin e ri parashikohet që të jetë Nga 0.1% deri në 0.2%.

Përveç rritjes së koeficientit, së fundmi është shtuar ndjeshëm dhe vlera e referencës mbi bazën e të cilit do të bëhet llogaritja e taksës, apo dhe ćmimi i tregut (nëse llogaritja do bëhet mbi çminin e tregut), duke sjellë automatikisht pagesa shumë më të larta për taksën e pronës. https://www.monitor.al/rriten-deri-ne-54-cmimet-e-references-per-taksen-e-prones-per-32-zonat-e-tiranes-ne-ish-bllok-cmimi-i-references-arrin-228000-leke/

Sot, ekonomia vendase qarkullon rreth 2.1 trilionë lekë sipas të dhënave të Ministrisë së Financave (PBB nominale), ndërsa nga taksa e pronës u mblodhën vetëm 0.3% e kësaj shume (6.1 miliardë lekë).

Në vitin 2026, po sipas Ministrisë së Financave (kuadrit afatmesëm), PBB nominale pritet të arrijë në 2.5 trilionë lekë, ose rreth 23 miliardë lekë.

Nëse do të arrihet plani për të mbledhur 0.7-1% të PBB-së, atëherë në një vit familjet e bizneset shqiptare do të paguajnë si taksë prone 18-25 miliardë lekë (170-220 milionë euro në vit), ose rreth 110-160 milionë euro më shumë sesa sot, që është 3-4 herë më e lartë sesa shumë që mblidhet sot.

Drafti i ri 

Qeveria ka publikuar për konsultim draftligjin “Për taksën mbi pasurinë e paluajtshme” duke parashikuar konceptin e ri për këtë taksë që synon të sjellë më shumë të ardhura në arkën e shtetit. Taksa e pasurisë është takse vendore, vjetore.

Në nenin 4 të projektligjit nënvizohet se taksa e pasurisë llogaritet si shumëzim i vlerës se taksueshme te pasurisë se paluajtshme me shkallen e zbatueshme ke taksës.

Te ardhurat e mbledhura nga taksa e pasurisë derdhen për llogari te Bashkisë, në territorin e së cilës ndodhet pasuria e paluajtshme që përdoren nga Bashkia në përputhje me legjislacionin në fuqi për financat e vetëqeverisjes vendore.

Pronat do të ndahen në kategori dhe vlerë dhe një metodologji e miratua me vendim të Këshillit të Ministrave do të japë detaje për secilën prej tyre. Taksimi do të bëhet jo vetëm për ndërtesat por edhe për parcelat dhe sipas planit taksa për kategorinë e parë nis nga viti 2026 ndërkohë për të dytën nga viti tatimor 2028.

Drafti parashikon që për të gjithë njësite e ndërtesave, që përfshihen në kategorinë e pronave rezidenciale, shkalla e taksës mund të variojë në shkallet nga 0,1% (zero presje një për qind) deri në 0,2% (zero presje dy për qind)

Rritja indirekte e taksës ka filluar tashmë me rivlerësimin e referencës së apartamenteve

Edhe përpara se të hyjë në fuqi ligji i ri, familjet dhe bizneset pritet që të paguajnë shumë shpejt më shumë për taksën e pronës, si rrjedhojë e rritjes së çmimeve të referencës të apartamenteve mbi të cilat llogaritet taksa e pasurisë, e cila do të sjellë direkt shtim të pagesës vjetore të taksës, pasi baza e llogaritjes është vlera e shtëpisë.

S'KA KOMENTE