Balla, strukturave drejtuese në Fier: Luftoni krimin, mos vini vërdallë vetëm për...

Balla, strukturave drejtuese në Fier: Luftoni krimin, mos vini vërdallë vetëm për të vënë gjoba

791
SHPËRNDAJE

Ministri i Brendshëm Taulant Balla gjatë një takimi me drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Fierit ka kërkuar luftë më intensive ndaj krimit trë organizuar dhe grupeve të ndryshme kriminale.

Duke diskutuar situatën aktuale të rendit dhe sigurisë, Balla ka bërë thirrje që drejtuesit e policisë të rrisin bashkëpunimin me komunitetin për të luftuar krimin.

Sipas tij, Policimi në Komunitet, bashkëpunimi me ekspertët policorë dhe me institucionet e komuniteteve vendore, bashki e drejtori qendrore, shkolla dhe komunitete fetare, duhet të ngrihet në një nivel te ri.

Policia nuk qarkullon në lagje thjesht dhe vetëm për të vënë gjoba, apo për tu dukur se është thjesht aty, por për të bashkëjetuar me njerëzit, mësuar prej tyre dhe mbështetur zgjidhjen e konflikteve të vogla që mund të kthehen në kusure të mëdha për të gjithë”, apeloi ministri.]

Sipas Ballës, qarku i Fierit, i njohur për potencialin ekonomik, është një arsye shtesë për Policinë e Shtetit të rrisë cilësisht punën si për goditjen, ashtu edhe për parandalimin e paligjshmërive.

Gjithashtu, Balla tërhoqi vëmendjen që sidomos gjatë sezonit turistik, në akset rrugore nacionale të sigurohet të kenë qarkullim mjetesh pa probleme.

S'KA KOMENTE