Balla ne Fier per Festimin e 79 vjetorit te Clirimit, nje mesazh...

Balla ne Fier per Festimin e 79 vjetorit te Clirimit, nje mesazh urimi dhe per Berishen

543
SHPËRNDAJE

Teksa ka marre pjese ne festimet e Clirimit te Fierit, ministri i brendshem Taulant Balla ne prononcimin e tij mediatik ka uruar edhe ish – kryeministrin Sali Berisha, me rastin e ditelindjes duke dhene njeherazi edhe mesazhin se politika nuk eshte armiqesi.

Nderkohe ministri Balla ka vleresuar si nje sinjal pozitiv me rendesi te vecante, mbajtjen ne Tirane te Samitit te Berlinit duke theksuar se ne 111 vite shtet shqiptar, Shqiperia nuk ka qene ndonjehere me lart se sot politikisht ne arenen nderkombetare. Balla ka pohuar gjithashtu se kjo eshte merite e qeverise shqiptare dhe e kryeministrit Edi Rama qe vendi yne ka arritur ne kete stad. Ne tani jemi gati te mbajme konferencen e dyte nderqeveritare mes Bashkimit Europian dhe Shqiperise dhe kemi perfunduar procesin screen ne nje sere grupkapitujsh dhe e verteta eshte qe tashme eshte radha e Bashkimit Europian qe te percaktoje qarte te ardhmen e Ballkanit Perendimor ne BE perfshire edhe Shqiperine pasi keto vende nuk kane nje plan B.

I pyetur per vendin qe do te zere ceshtja e Kosoves ne axhenden e ketij samiti , Balla eshte shprehur se pershpejtimi i procesit te anetaresimit te Kosoves ne BE eshte zgjidhja e vetme per te shuar konfliktet.

Balla ne prononcimin e tij ka pohuar gjithashtu se pa Shtetet e Bashkuara te Amerikes qe i dhane Pavaresine Kosoves dhe pa Bashkimin Europian ,rruga euro- atlantike e Kosoves nuk mund te kaloje ne proceset integruese , por mendoj se jemi te gjithe ne te njejtin drejtim ka shtuar me tej Balla.

S'KA KOMENTE